Kalo te përmbajtja
GJENO

GJENO

Politika e rimbursimit

Përditësuar më 16 nëntor 2026

Kjo politikë vlen për pagesat që bizneset i bëjnë GJENO-s për planin Pro (abonim softueri). Shërbimet që klientët marrin te një biznes paguhen te biznesi dhe nuk kalojnë nga GJENO; për to vlejnë rregullat e atij biznesi.

  • Pagesa e parë për planin Pro kthehet e plotë nëse na shkruan brenda 14 ditëve.
  • Abonimin e ndal kur të duash: plani vlen deri në fund të periudhës së paguar, pa pagesa të tjera.
  • Pagesat me kartë përpunohen nga Paddle; faturën dhe kthimin e parave e merr nga Paddle.

1. Çfarë mbulon

GJENO shet vetëm abonimin e vet të softuerit për bizneset (plani Pro, mujor ose vjetor). Plani Free nuk ka pagesa.

GJENO nuk shet shërbime të bizneseve dhe nuk ndërmjetëson pagesa mes klientëve dhe bizneseve. Për një shërbim të rezervuar përmes GJENO-s, pagesa, anulimi dhe çdo kthim parash janë çështje mes teje dhe biznesit.

2. Garancia 14-ditëshe për pagesën e parë

Nëse plani Pro nuk të përshtatet, na shkruaj brenda 14 ditëve nga pagesa e parë dhe e kthejmë shumën të plotë, pa pyetje. Kjo vlen një herë për biznes.

Pas 14 ditëve, dhe për rinovimet, pagesat për periudhën e filluar nuk kthehen, përveç kur e kërkon ligji ose kur shërbimi nuk është ofruar për fajin tonë (p.sh. ndërprerje e gjatë). Në atë rast kthejmë pjesën e papërdorur.

3. Anulimi i abonimit

Anulo kur të duash nga Paneli → Abonimi (ose nga portali i Paddle për pagesat me kartë). Plani vazhdon deri në fund të periudhës së paguar dhe nuk tarifohet më. Të dhënat e biznesit nuk fshihen; biznesi kalon në planin Free.

Provat falas dhe ofertat e nisjes mbarojnë pa pagesë nëse nuk vazhdon me plan me pagesë.

4. Si bëhet kthimi

Pagesat me kartë i përpunon partneri ynë Paddle.com (Paddle Market Ltd), që është shitësi i regjistruar (merchant of record) për ato pagesa dhe lëshon faturën. Kthimi bëhet në të njëjtën kartë, zakonisht brenda 5 deri 10 ditësh pune pas miratimit.

Pagesat me transfertë bankare kthehen në llogarinë nga ku u bë pagesa, brenda 10 ditësh pune pas miratimit.

Kërkesat dërgohen nga faqja Ndihmë & kontakt, tema “Pagesat”, me emrin e biznesit dhe numrin e faturës. Përgjigjemi brenda 2 ditësh pune.