Kalo te përmbajtja
GJENO
Paralançim · Hyr në listën e pritjes

Shërbimet që kërkon, më pranë se kurrë.

Gjej profesionistët dhe bizneset më të mira, krahaso shërbimet dhe rezervo takimin tënd në pak sekonda.

  • Rezervim falas
  • Orare reale, pa telefonata
  • Paguan direkt në lokal

Eksploro sipas kategorisë

Të gjitha kategoritë

Si funksionon

Tre hapa. Asnjë telefonatë.

Bizneset e gjithë Shqipërisë në një vend, me orare të vërteta dhe çmime të qarta.

  1. Gjej

    Kërko sipas shërbimit, lagjes, çmimit ose vlerësimit. Shiko çmimet, kohëzgjatjen dhe orarin e çdo biznesi para se të vendosësh.

  2. Rezervo

    Zgjidh shërbimin, profesionistin dhe një orë të lirë. Ora që zgjedh mbetet vetëm për ty: askush tjetër nuk mund ta rezervojë njëkohësisht.

  3. Shijo

    Merr konfirmimin në llogari, paguaj direkt në lokal dhe lër një vlerësim pasi të kryhet takimi.

Më të vlerësuarit

Demo

Biznese demo. Këto janë shembuj që tregojnë si duket GJENO kur bizneset regjistrohen. Nuk janë biznese të vërteta dhe nuk pranojnë rezervime.

Demo

Berberia Arbi

Berberë · Blloku, Tiranë

Biznes i verifikuar
4.9(128)nga 500 Lekë
Demo

Ema Beauty & Skin

Estetikë · Ish-Blloku, Tiranë

Biznes i verifikuar
4.9(73)nga 2000 Lekë
Demo

Nails by Dea

Thonj · Rruga e Kavajës, Tiranë

Biznes i verifikuar
4.9(45)nga 1200 Lekë
Demo

Studio Flokësh Era

Sallone flokësh · Qendër, Shkodër

Biznes i verifikuar
4.9(36)nga 600 Lekë
Demo

Salloni Lira

Sallone flokësh · Myslym Shyri, Tiranë

Biznes i verifikuar
4.8(91)nga 800 Lekë

Bizneset e para po bashkohen

Po shtojmë bizneset e para në gjithë Shqipërinë. Ke një biznes? Bëhu ndër të parët.

Regjistro biznesin

Pse GJENO?

Zgjidh me siguri, pa surpriza.

Gjithçka që të duhet për të gjetur profesionistin e duhur, në një vend.

  • Orare të vërteta

    Sheh vetëm orët që janë vërtet të lira, sipas orarit të stafit, pushimeve dhe kohës që kërkon çdo shërbim.

  • Çmime të qarta

    Çmimi dhe kohëzgjatja shihen para rezervimit. GJENO nuk shton asnjë tarifë.

  • Vlerësime të vërteta

    Vlerëson vetëm klienti që e ka kryer takimin, një herë për çdo takim.

  • Biznese të verifikuara

    Shenja e verifikimit tregon që GJENO ka shqyrtuar dokumentet e biznesit.

  • Anulim i thjeshtë

    Anulo ose kërko zhvendosje nga llogaria, brenda afatit që ka vendosur biznesi.

  • Privatësia jote

    Të dhënat e tua i shkarkon ose kërkon t'i fshish kur të duash.

Për bizneset

Kalendari yt, i mbushur pa telefonata.

Profil publik, rezervime online 24/7 dhe një panel i thjeshtë për takimet, stafin dhe klientët. Profili bazë është falas.

  • Asnjë rezervim i dyfishtë: çdo orë rezervohet vetëm një herë
  • Staf, orare individuale, pushime dhe ditë të veçanta
  • Klientët dhe historiku i vizitave (plani Pro)
  • Raporte për takimet, anulimet dhe të ardhurat e regjistruara

Këshilla nga blogu

Shiko të gjithë artikujt

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dish

A kushton diçka rezervimi?

Jo. Për klientët GJENO është falas. Shërbimin e paguan direkt te biznesi, sipas çmimit të shfaqur.

Si e paguaj shërbimin?

Në lokal, direkt te biznesi. GJENO nuk merr pagesa nga klientët dhe nuk mban komision nga shërbimet.

A mund ta anuloj ose ta zhvendos takimin?

Po, nga llogaria jote. Anulimi falas lejohet brenda afatit që ka vendosur biznesi. Për zhvendosje dërgon një kërkesë që e konfirmon biznesi.

Si e di që vlerësimet janë të vërteta?

Vlerësim lë vetëm klienti që e ka kryer takimin përmes GJENO, një herë për çdo takim. Vlerësimet e raportuara i shqyrton ekipi ynë.

Çfarë do të thotë “Biznes i verifikuar”?

Që GJENO ka shqyrtuar dokumentet e regjistrimit të biznesit. Nuk është licencë zyrtare.

Në cilat qytete funksionon GJENO?

Në gjithë Shqipërinë: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Fier, Berat dhe qytete të tjera. Bizneset e reja shfaqen sapo GJENO i kontrollon.

Ke një biznes?

Krijo profilin falas, merr rezervime online dhe menaxho kalendarin, stafin dhe klientët në një vend.

Regjistro biznesin