GJENO
Politika e cookies
Përditësuar më 10 nëntor 2026
Cookies janë skedarë të vegjël që faqja ruan në shfletuesin tënd. GJENO përdor vetëm ato që duhen që faqja të funksionojë dhe të kujtojë zgjedhjet e tua. Nuk përdorim cookies reklamash dhe nuk të ndjekim në faqe të tjera.
Shkurtimisht
- Vetëm cookies të domosdoshme, asnjë për reklama.
- Statistika vetëm me pëlqimin tënd; aktualisht nuk përdorim asnjë mjet statistikash.
- Zgjedhjen e ndryshon kur të duash nga “Cilësimet e cookies” në fund të çdo faqeje.
1. Cookies të domosdoshme (gjithmonë aktive)
Pa to faqja nuk funksionon si duhet, prandaj nuk kërkojnë pëlqim.
- sb-…-auth-token: seanca e hyrjes; të mban të identifikuar dhe mbron llogarinë. Deri sa të dalësh nga llogaria (jo më shumë se 400 ditë).
- gj_locale: gjuha që zgjodhe (shqip ose anglisht). 1 vit.
- gj_theme: pamja e çelët ose e errët, nëse e zgjedh vetë. 1 vit.
- gj_business: biznesi aktiv në panel, për ata që punojnë në panelin e një biznesi. 6 muaj.
- gj_consent: zgjedhja jote për cookies, që të mos të pyesim sa herë hyn. 1 vit.
2. Të dhëna të tjera në shfletues
- gj_sound (ruajtje lokale): nëse ndez “Tingull për rezervimet e reja”, kujton zgjedhjen në atë shfletues. Deri sa ta fikësh.
- Service worker dhe abonimi për njoftime: vetëm nëse aktivizon njoftimet në telefon ose kompjuter. Hiqen kur i çaktivizon ose kur i fshin nga shfletuesi. Nuk ruajnë faqe dhe nuk ndjekin aktivitetin tënd.
3. Cookies për statistika (vetëm me pëlqimin tënd)
Do të na ndihmonin të kuptojmë sa vizitorë kemi dhe cilat faqe përdoren më shumë, pa të identifikuar. Ngarkohen vetëm nëse zgjedh “Prano të gjitha” ose i aktivizon te “Zgjidh vetë”.
Aktualisht GJENO nuk përdor asnjë mjet statistikash, prandaj kjo kategori është bosh. Nëse shtojmë një të tillë, e shënojmë këtu me emrin, cookies dhe kohëzgjatjen, dhe të pyesim sërish para se ta ngarkojmë.
4. Shërbime të jashtme
Harta e OpenStreetMap në profilin e biznesit ngarkohet vetëm kur klikon “Hap në hartë”; nga ai moment zbatohet edhe politika e privatësisë e OpenStreetMap.
“Merr udhëzime” hap Google Maps në një dritare tjetër vetëm kur e klikon.
5. Si i kontrollon
Zgjedhjen e ndryshon kur të duash nga lidhja “Cilësimet e cookies” në fund të çdo faqeje, ose nga butoni më poshtë.
Cookies i fshin ose i bllokon edhe nga cilësimet e shfletuesit. Nëse bllokon cookies të domosdoshme, nuk mund të hysh në llogari dhe disa pjesë të faqes nuk funksionojnë.